Berisha mban 1 minutë heshtje për Gerti Bogdanin: Humbëm një përfaqësues të virtytshëm të PD-së

Shqipëria

Berisha mban 1 minutë heshtje për Gerti Bogdanin: Humbëm një përfaqësues të virtytshëm të PD-së

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 20:56
Sali Berisha

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, Sali Berisha tha se Gerti Bogdani ishte njëri nga përfaqësuesit më të virtytshëm të qytetarisë së Tiranës, të PD-së, të rinisë shqiptare.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestare dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Përshëndetje të përzemërta oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin në të katër anët e vendit të vërtetat e Shqipërisë së sotme, besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre që sot detyruan Erion Veliaj t’ia mbathë nga bashkia. Përshëndetje për protestën e tyre të pamposhtur.

Të dashur miq, dje demokratët dhe qytetarët e Tiranës përcollën në banesën e fundit Gerti Bogdanin, njërin nga përfaqësuesit më të virtytshëm të qytetarisë së Tiranës, të PD-së, të rinisë shqiptare. Ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur, veprën e pavdekshme të Gerti Bogdanit. I përjetshëm kujtimi i mikut tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat