Skandali i “Wisdom”/ Ish-rektori: Më falsifikuan firmën, i çova kërkesa ministrisë së Arsimit, kishte presion nga pronarët

Shqipëria

Skandali i “Wisdom”/ Ish-rektori: Më falsifikuan firmën, i çova kërkesa ministrisë së Arsimit, kishte presion nga pronarët

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 21:11
Lush Përpali

Ish-rektori i kolegjit “Wisdom”, profesor doktor Lush Përpali tregoi historinë si ja në gjurmën e falsifikimit të firmës së tij në këtë kolegj.

Ai tha se kur ra në gjurmën e diplomave false i ka bërë shkresë edhe ministrisë së Arsimit, por ashtu edhe rektorit në detyrë të kolegjit.

Përpali: Nga dhjetori kur isha në detyrë, vjen një shkresë nga ministria e Arsimit ku kërkohej vërtetësia e një diplome. Me thënë të drejtën nuk e pash aso kohe por ia kalova sekretarisë për t’ia nisur ministrisë. Kam bërë aso kohe kërkesë për dorëheqjen dhe largohem më pas. Kur nuk më kthyen përgjigje dhe pashë e-mailin ishte një maskarallëk. Edhe nga pikëpamja reale sikur studenti t’i kishte ndjekur kurset nuk e firmosja dot nga ana formale. I shkruaja ministrisë për këtë gjë dhe u thash se dokumenti është falso dhe firma ime është abuzive, nuk është e imja.

Pastaj më bien në dorë edhe të tjera dhe i kam bërë kërkesë ministrisë dhe rektorin në detyrë. mendova se dikush po i prodhon në seri këto. Rektori në detyrë është marrë me këtë problem sepse ia kërkuar që t’i firmosë këtë diploma dhe ai nuk i firmosi. Duhet se këto diploma janë përpiluar nga pronarët, por nuk dihet se diploma janë, se nuk ka regjistrime. Në bazë të numrit janë vendosur vite të ndryshme. Ministria dërgoi një grup punë dhe filloi konflikti mes rektorit pasues dhe pronarëve për këto diploma. Përpos një shkelje ligjore është një marrëzi e paparë. Rektori bëri padi në prokurori dhe kam deponuar për diplomat false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat