Makinat bëhen lëmsh pranë Elbasanit, 4 persona përfundojnë në spital

Shqipëria

Makinat bëhen lëmsh pranë Elbasanit, 4 persona përfundojnë në spital

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 09:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës. Burime nga vendngjarja bënë ne dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara.

Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volkswagen me drejtues shtetasi një shtetas turk.Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.

Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat