Tiranë/Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. H., 40 vjeç, dhe J. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një portofol në një lokal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- B. R., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
- V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesën.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi Sh. Gj., 40 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
- A. N., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
- E. M., 47 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen F. M., 45 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre.
Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin A. Xh., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin A. H., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
- Ditën e sotme, më datë 21.09.2024, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, janë përplasur 6 automjete. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.