Nis në Shqipëri gjyqi për bandën e Jetmir Kastratit në Danimarkë. Para drejtësisë 5 anëtarët e grupit

Shqipëria

Nis në Shqipëri gjyqi për bandën e Jetmir Kastratit në Danimarkë. Para drejtësisë 5 anëtarët e grupit

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes

1. Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 e Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.

2. Arteid Musallari, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Eltion Dani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 26.01.2024 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 11.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

5. Zamir Hoxha, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i hetuar në mungesë me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

penale në ngarkim të të pandehurve:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat