Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për 31-vjeçarin, pasi gjatë kontrolli të kryer iu gjet lëndë narkotike kokainë.
Kontrollet u kryen në rrugën Kardhiq-Sarandë.
Lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet e policisë.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit personal, në rrugën Kardhiq-Sarandë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.