Spiropali i lë stafetën Becit! Ndryshimet në drejtimin politik të qarkut, kryeparlamentarja: Do të marrë rezultatin më të mirë

Shqipëria

Spiropali i lë stafetën Becit! Ndryshimet në drejtimin politik të qarkut, kryeparlamentarja: Do të marrë rezultatin më të mirë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 12:17
Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i dorëzoi stafetën e drejtimit politik të PS Shkodër Kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti Benet Beci.

“Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”-u shpreh Spiropali.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër tani edhe në rolin e drejtuesit politik u shpreh se qyteti tashmë është futur në një proces transformues.

“Falë investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë, sepse puna është në fokusin tonë politik.”

Spiropali, ia dorëzoi drejtimin politik kryebashkiakut Beci, pas suksesit vitin e kaluar, me betejën e fituar në qytetin veriperëndimor, ku socialistët morën për herë të parë drejtimin e Bashkisë Shkodër. Ndërkohe që sot përpara forcës së majtë në pushtet paraqitet një tjetër sfidë ajo e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat