E rëndë në Gramsh/ Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë

Shqipëria

E rëndë në Gramsh/ Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Ditën e djeshme, një 70-vjeçar në Gramsh i cili kishte shkuar për të prerë dru, është gjetur i mbytur Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat, u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik.

I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh, të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.

Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat