Gjykata e Lartë ka pranuar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar një ankim të Jamarbër Malltezit mbi dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën pak ditë më parë iu komunikuan akuzat.
Më 3 tetor Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë padinë e radhës të Jamarbër Malltezit mbi dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani për të cilën pak ditë më parë iu komunikuan akuzat nga SPAK.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur, është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin edhe në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.
Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar. Më herët Malltezi ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumenta por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretentimet e organit procedues. Malltezi akuzohet nga prokuroria e posaçme për korrupsion dhe pastrim parash.