Fundjava ka rikthyer pushuesit në plazhet e Vlorës. Falë motit të ngrohtë të huajt kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar disa ditë.
Turistë nga Franca, Italia, Çekia, Holanda, por dhe Argjentina vlerësojnë klimën dhe çmimet e favorshme.
Në Fier kanë nisur përgatitje për sezonin e ardhshëm. Në ditën botërore të bregdetit të pastër, Agjensia e Zonave të mbrojtura dhe Bashkia kanë filluar pastrimin e plazheve dhe pyjeve në Seman dhe Darëzezë.
Lezha iu bashkia thirrjes per plazhe te pastra. Vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri ne Tale ishte pjese e aksionit per largimin e mbetjeve inerte në bregdet.