Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit. Mësohet se një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa një 48-vjeçar ndaj nënës.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.