Salianji në mbështetje të protestës së fermerëve të Belshit: Qeveria u mori votën dhe i hodhi në rrugë

Shqipëria

Salianji në mbështetje të protestës së fermerëve të Belshit: Qeveria u mori votën dhe i hodhi në rrugë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 14:19
Ervin Salianji

Nga Belshi, drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji tha se ai është në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokimin e përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!

Salianji shtoi se pasi i kanë marrë votën duke i konsideruar të futur në "xhep" qeveria vendos të flakë në rrugë qindra tregtarë të vegjël e fermerë në Belsh, i largon me dhunë nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitesh.

Salianji: Belsh në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokimin e përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet! Pasi i kanë marrë votën duke i konsideruar të futur në "xhep" qeveria vendos të flakë në rrugë qindra tregtarë të vegjël e fermerë në Belsh, i largon me dhunë nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitesh.

Përmes një vendimmarrje klienteliste kanë zgjedhur t'i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë tek gjasme tregu i ri! Dua ta bëj të qartë se do të jemi në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zonës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat