Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë copëza nga takimi që ka zhvilluar në Peshkopi.
Noka shkruan se ka qenë i shoqëruar nga kolegu dhe kryetari i qarkut, Xhelal Mziu ai shkruan se së bashku do të mund të rrisin peshën dhe fuqinë elektorale.
Postimi i Nokës:
‘’Në Peshkopi së bashku me kryetarin e qarkut, kolegun Xhelal Mziu. Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale në bazë. Mënyra e përbashkët dhe e vetme për të fituar kundër regjimit kriminal të Ramës. Thirrje për vazhdimin e #protestave nga #demokratët deri në rrëzimin e synuar të një qeverie teknike’’, shkruan Noka.