Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec.
Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore, e cila në atë momente, po tentonte të kalonte rrugën.
E lënduara është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.