Euro në rënie historike në Shqipëri

Shqipëria

Euro në rënie historike në Shqipëri

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Monedha europiane e mbyll javën në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike.

Sipas kursit të aplikuar në tregun e lirë një Euro këtë të shtunë blihet nga pikat e këmbimit me 98.9 Lekë, ndërsa shitet prej tyre me 99.5 Lekë.

Ky rezulton të jetë zhvlerësimi i regjistruar ndonjëherë në raport me lekun që kur Euro u bë monedha zyrtare e Bashkimit Europian.

Monedha kombëtare është mbivlerësuar edhe në raport me dollarin, i cili në pikat e këmbimit valutor blihet me 88.5 Lekë dhe shitet me 89.5 Lekë.

Sipas ekspertëve mbivlerësimi i Lekut lidhet me disa faktor të brendshëm, përfshi akumulimin e parasë nga taksat, mosrealizimin e investimeve publike, remitancat dhe rritja e investimeve të huaja kryesisht në tregun imobiliar.

Ndërkohë pavarësisht efekteve negative që ka në eksporte dhe tek ata që e marrin pagën në euro, zhvlerësimi i monedhës europiane shihet nga Banka e Shqipërisë si një faktor kyç që ka mbajtur nën kontroll inflacionin e çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat