Aksident në Maliq, makina përplas një 8-vjeçar! I mituri transportohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksident në Maliq, makina përplas një 8-vjeçar! I mituri transportohet me urgjencë në spital

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatit Vreshtas, Maliq. Një makinë ka përplasur një 8-vjeçar.

I mituri është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisarit.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në  fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë  për veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat