Vidhnin paratë e gjobave/ Mbi 9 orë seancë, Gjykata e Kukësit cakton masën e sigurisë për 22 efektivë policie
Pas 9 orëve seancë gjyqësore në Gjykatën e Kukësit, 22 punonjësit e policisë të cilët përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat me targa të huaja, janë njohur me masat e sigurisë.
Gjykata ka rikonfimuar masat e kërkuara nga Prokuroria.
“Gjobat e vendosura për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.