Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, në Partinë Socialiste vazhdojnë aplikimet në platformën “Deputeti që Duam”, ndërsa kryeministri Rama i bën thirrje të gjithëve që duan t’i bashkohen skuadrës që të aplikojnë për të qenë kandidat për deputet.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se deri tani janë 215 aplikime.
“Mirëmëngjes dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re.
#PS30🌹për SHQIPËRINË2030🇦🇱ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama.
Postimi: