Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara/ Tiranë, procedohet penalisht 50-vjeçarja, në kërkim i biri

Shqipëria

Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara/ Tiranë, procedohet penalisht 50-vjeçarja, në kërkim i biri

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një 50-vjeçare është proceduar penalisht në Tiranë, teksa i biri është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silver”.

Gjatë operacionit të policisë, është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat