Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla

Shqipëria

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:35
Lefter Alla

Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ka përfunduar dënimin me dy vite burg dhe sot është liruar nga qelia.

Ai u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Sipas prokurorisë Alla favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 milionë Euro. Bashkë me të u dënua edhe Konesha, me 1.4 vite burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Ish kreu i bashkisë Bulqizë sipas dënimit për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat