Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ka përfunduar dënimin me dy vite burg dhe sot është liruar nga qelia.
Ai u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Sipas prokurorisë Alla favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 milionë Euro. Bashkë me të u dënua edhe Konesha, me 1.4 vite burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.
Ish kreu i bashkisë Bulqizë sipas dënimit për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.