“Rritja e pensionit që nuk mundëson as kafshatën e bukës”, Dash Sula: Dalin e thonë…

Shqipëria

“Rritja e pensionit që nuk mundëson as kafshatën e bukës”, Dash Sula: Dalin e thonë…

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:21
Dash Sula

Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një reagim në lidhje me rritjen e pensioneve, teksa e konsideron shifër që “nuk mundëson as kafshatën e bukës”.

Ndër të tjera ai shkruan se pas kësaj rritjeje qeveria do të deklarojë se “kaq ishte mundësia e buxhetit të shtetit”.

“Rritja e pensionit që nuk mundëson as kafshatën e bukës. Nga 1 tetori, rreth 790 mijë qytetarëve që marrin pensione të kategorive të ndryshme u është thënë nga qeveria e propagandës se do u rritet pensioni.

Pensionet do të indeksohen në masën 4.1%.KUJDES! Në ka një meritë kjo mazhorancë është: Ngopja e jo të stomakut me ushqim por me propagandë. Që kjo mos të ndodh, 790 mijë qytetarët që marrin pension, duhet të kuptojnë se rritja që bëhet në pensionin e tyre, nuk arrin të mbulojë as edhe një kafshatë të vetme ushqim në ditë. 250 lekë të vjetra në ditë rritet pensioni juaj. Bëjini pyetjen vetes: cfarë mund të bëni ju me 250 lek më shumë?

Do dalin e do thonë që kaq janë mundësitë në buxhetin e shtetit…..
Mos u besoni. Javën e kaluar në ndryshimin që I bën buxhetit të shtetit 100 milionë euro I kaluan vetëm për klientët e qeverisë me justifikimin se janë rritur cmimet.

Pra 100 milionë euro shtesë për një grusht njerëzish, ndërsa për 790 mijë qytetarë nga buxheti I shtetit shtohen vetëm 17 milionë euro. Kjo është tallja që qeveria me gjasme socialiste bën për prindërit tanë, për shtresat më vurnerabël.

Mos lejoni që të tallen me ju. Të jeni të bindur se kjo qeveri më shumë shpenzon për të paguar për propagandën që tju bind ju sesa shpenzojnë për tju rritur juve pensionin e të keni një jetë më dinjitoze”, shkruan Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat