Në përfundim të fazës së parë universiteti i Korçës ka ruajtur thuajse të njëjtin numër regjistrimesh. Pavarësisht faktorëve demografikë në këtë universitet nuk është reflektuar ulje e numrit të studentëve i cili mbetet i përzgjedhur kryesisht nga studentët e qarkut të Korçës.
Rektori Lorenc Ekonomi thotë: “Në përfundim të fazës së parë kemi thuajse të njëjtin numër madje pak më shumë se vitin e kaluar. Ajo që mund të vërejmë është se ky numër erdhi si rezultat i regjistrimeve të ditëve të para ku janë edhe studentët që kanë mesataret më të larta. Janë 381 studentë të regjistruar kundrejt 375 që ka qenë vitin e kaluar, pra jemi thuajse në të njëjtat kuota por mund të konsiderohet mirë duke marrë parasysh edhe lëvizjet demografike që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme. Degët më të preferuara janë ato të teknologjisë së informacionit, inxhinieria kompjuterike që hapëm këtë vit si rezultat i kombëtarizimit që bëmë me universitetin politeknik, financa, infermieria, sportet, dhe degë të tjera”.
Studentët kryesisht janë nga juglindja, dikur ka qenë më e përhapur gjeografia por tani mbetemi brenda qarkut, shumë pak janë nga jashtë Korçës.
Është herët për të thënë cilët programe kanë pak regjistrime, ajo që konfirmoj është se të gjithë kanë regjistrime
Sipas të dhënave 18 studentë janë regjistruar në programin e inxhinierisë kompjuterike i cili është hapur Për herë të parë në universitetin Fan Noli në bashkëpunim me Universitetin Politeknik.