Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik në Elbasan.
Policia e Elbasanit njofton se trupi pajetë u gjet të shtunën e 21 shtatorit.
I moshuari ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.