Krijimi i një shteti mysliman në Tiranë, sipas modelit të Vatikanit, është diskutuar shumë në vend, për shkak të një artikulli të New York Times ku kryeministri Rama bënte me dije se ky shtet brenda shtetit do të ishte për bektashinjtë.
Këngëtarja Inida Gjuzi, ose e njohur ndryshe me emrin Zhaku ishte e ftuar në Euronews Weekend me gazetaren Greta Topjana, për të ndarë qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.
Në një qëndrim të saj ajo ka ironizuar kryeministrin Rama, duke shkruar: “Shtet ku nuk i kap SPAK-u”, ku sipas saj, ky shtet brenda shtetit do të krijohet për politikanët që do të duan t’i fshihen drejtësisë.
“Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin seriozisht këtë punë. Këtu duhet në çfarë halli të madh ka rënë qeveria, e cila ndihet e përndjekur dhe e rrezikuar. Në vend që të humbim kohe më këtë bisedë më mirë te mendojmë që të zgjedhim Elena Kocaqin(e ftuar në emision) ose të krijojmë ndonjë qeveri teknike, të fillojmë punën sepse shumë keq po duket gjendja,” –u shpreh Zhaku.