Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

Shqipëria

Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Është arrestuar pas disa orësh 47-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë një të moshuar ditën e sotme në Fier.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Miklovan Jolli, 47 vjeç, banues në Fier.

75-vjeçari Isuf Buzi është goditur nga automjeti teksa kalonte rrugën dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në kokë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Po ashtu, policia sqaron se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç.

Fier/Informacion shtesë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat