Çfarë fshihet pas planit për bektashinjtë? Deklarata e fortë e Bejkos: Agjenturat e huaja duan ta zhvendosin Kryegjyshatën në Iran

Shqipëria

Çfarë fshihet pas planit për bektashinjtë? Deklarata e fortë e Bejkos: Agjenturat e huaja duan ta zhvendosin Kryegjyshatën në Iran

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 20:38
Roland Bejko

Analisti Roland Bejko, për idenë e krijimit të një shteti fetar bektashi brenda shtetit shqiptar, thotë se mbetet të shihet transparenca edhe pse në fillim e mendoi si scoop mediatik të Edi Ramës, duke qenë se nuk kishte kohë që nuk kishte tërhequr vëmendjen mbi vete.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se më pas rezultoi se ishte serioze kur doli foli dhe Baba Mondi.

Por Bejko shkon më tej dhe thotë se ka dijeni se janë të përfshira agjentura të huaja, të cilat duan ta heqin fare nga Shqipëria Kryegjyshatën Botërore dhe ta çojnë në Iran.

“Duket si ide ekzotike, por që të arrihet deri aty kërkohet shumë punë dhe investim dhe kërkon mbi të gjitha transparencë, sidomos për publikun shqiptar.

Se Edi Rama nuk mund të vendosë për gjithçka me kokën e tij. Nuk mjafton vetëm ekzekutivi, ne jemi shtet parlamentar dhe kërkohet që parlamenti të shprehet dhe të marrë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat