Nju Jork/ Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës për kryesimin e OSBE

Shqipëria

Nju Jork/ Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës për kryesimin e OSBE

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim dypalësh me homologun maltez, Ian Borg.

Gjatë bisedës, u diskutua për angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës, me fokus të veçantë në bashkëpunimin për situatën e sigurisë në rajon.

Ministri Hasani përgëzoi ministrin Borg për udhëheqjen e tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe për rolin e rëndësishëm të Maltës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e admirueshme të Maltës, në mbështetje të multilateralizmit gjatë kohërave sfiduese”, rikonfirmoi Ministri Hasani.

Gjatë takimit, dy homologët Hasani e Borg nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat