I ftuar mbrëmjen e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", ishte gazetari Basir Çollaku, për të folur për garën për kreun e policisë.
"Panorama që ne shohim është që jemi në pikë të hallit në këtë vend. 15 zyrtarë rreshtohen, që njëri prej tyre, që është caktuar kush do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të ndjekin nga ekrani garën. Njëri është në kërkim për vepër penale nga vetë policia, aplikonte për drejtor, 3 prej tyre janë zhytur tek aplikacionet Sky”e“Encro”. Këtë gjë e dinë edhe eprorët e tyre dhe ata të SPAK-ut. Vetë Ministri i Brendshëm është nën akuzë për shpërdorim detyre, që po hetohet që nga janari i këtij viti.
Në 4 vite, ndërrohen 4 drejtues policie, në kaq vite nuk asgjesohet asnjë nga 40 bandat që na thonte dikur Fatmir Xhafa kur ishte Ministër i Brendshëm.
Jetëgjatësia e një bande është shumë herë më e madhe, pra e pandëshkuar, sesa jetëgjatësia që drejton policia në postin e titullarit. Ata mund të jenë të pakënaqur me drejtorin dhe duan ta ndërrojnë," tha Çollaku.