Ç’ndodh nëse ndryshon Neni 1? Daci: Shteti Bektashi s’mund të hidhet në referendum

Shqipëria

Ç’ndodh nëse ndryshon Neni 1? Daci: Shteti Bektashi s’mund të hidhet në referendum

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:23
Jordan Daci

Shqipëria mund të ketë një shtet të ri brenda shtetit. Sipas një interviste të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri do të jetë një shtet sovran Bektashi i cili do të funksionojë ngjashëm me Vatikanin.

Për këtë çështje është diskutuar këtë të diel në “Review” në Euronews Albania, ku avokati Jordan Daci tha se kjo çështje nuk mund të realizohet pasi ekzistenca e shtetit nuk mund të ndryshohet me Kushtetutë e madje nuk mund të hidhet as në referendum.

“Neni 1 është pjesë e preambulës, që do të thotë është përpjekje shekullore e jona për të krijuar shtetin e pavarur, e shprehet edhe për bashkim kombëtar. Neni 1 nuk është një nen që hajde se po bëjmë një shtet kushtetues, pasi nëse ndryshon këtë nen, ti këtë kushtetutë e hedh në plehra.

Problemi tjetër është se kjo edhe në referendum kjo nuk guxon të shtrohet, pasi ti me këtë vë në pikëpyetje ekzistencën e atij të cilin ti po e thërret në referendum. Referendumet kanë disa pika të ndaluara për tu realizuar. Si referendumi për denoncimin e traktatit ndërkombëtar, nuk lejohet, sepse i bie që marrëdhëniet që kemi me vende të caktuara, mund të ndryshojë sipas orekseve të caktuara”,-tha Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat