Detaje të reja janë bërë me dije nga shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës.
Kryefamiljari Filip Dodaj, 32 vjeç, jeton me bashkëshorten dhe babanë e moshuar, ndërkohë që dy fëmijët i ka në Itali.
Ndërkohë, një fqinj i familjes, Tonin Dodaj, ka treguar se kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimit kur ka ndodhur.
Ai ka thënë se ka dalë jashtë kur dëgjoi shpërthimin, i cili ishte shumë i fuqishëm.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.