Iu vu tritol në banesë, flet 62-vjeçari Filip Dodaj: Nuk kam probleme me askënd, s’dyshoj te njeri

Shqipëria

Iu vu tritol në banesë, flet 62-vjeçari Filip Dodaj: Nuk kam probleme me askënd, s’dyshoj te njeri

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:51
Filip Dodaj.

62-vjeçari Filip Dodaj, të cilit iu vu tritol në portën e jashtme të banesën mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës, ka treguar për mediat se nuk ka asnjë problem me dikë, dhe se nuk ka një të dyshuar për shpërthimin.

“Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia.

Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë.

Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha 62-vjeçari Filip Dodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat