Pronari i banesës në fshatin Bushat të Vaut të Dejës ku iu vu mbrëmjen e sotme tritol, ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk dyshon tek askush për këtë akt.
Filip Dodaj tha se nga kamerat e sigurisë ka parë se tritolin në derën e shtëpisë ia ka vënë një person i maskuar, i cili ishte i vetëm, dhe më pas është larguar në këmbë.
“Nuk di çfarë të them, nga kamerat shihet një person i maskuar, ka ardhur nga veriu dhe ka ikur nga ai drejtim prapë. Ka qenë vetëm në këmbë. Nuk kam pasur asnjë problem me askënd.
Nuk kam asnjë dyshim për asnjë njeri. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Jetoj me babanë dhe gruan, fëmijët janë jashtë”, ka deklaruar ai.