Pesë persona janë arrestuar në Tiranë. Policia njofton se një 41-vjeçar u vu në pranga pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.
Ndërkaq, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan një 46-vjeçar, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Një 30-vjeçar u arrestua, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë gjithashtu arrestuan dy shtetas, pasi u kapën duke drejtuar automjetin dhe motomjetin në gjendje të dehur.