Nga droga te dhuna në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

Shqipëria

Nga droga te dhuna në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë. Policia njofton se një 41-vjeçar u vu në pranga pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Ndërkaq, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan një 46-vjeçar, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Një 30-vjeçar u arrestua, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë gjithashtu arrestuan dy shtetas, pasi u kapën duke drejtuar automjetin dhe motomjetin në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat