Më 30 shtator Vangjel Tavo do të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, ku edhe do të marrë zyrtarisht detyrën.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, që u zhvilluan më 4 gusht, përballë rivalit Petro Gjikuria.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori:
5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petraq Gjirkuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.