Antibiotikët po humbin betejën, rezistenca e mikrobeve është kërcënimi më i madh që po na kanos

Shqipëria

Antibiotikët po humbin betejën, rezistenca e mikrobeve është kërcënimi më i madh që po na kanos

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 20:42
Ilustrim

Rezistenca e mikrobeve ndaj antibiotikeve është kërcënimi me i madh që po na kanos.

Ky është alarmi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por që efektet kanë nisur të ndihen edhe në vendin tonë për shkak të përdorimit pa kriter të antibiotikëve.

Antibiotikët po e humbin betejën ndaj mikroorganizmave dhe kjo pritet të rrisë edhe numrin e vdekshmërisë, paralajmëron OBSH.

Por cila është situata në Shqipëri?

Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste: “Brenda 5 viteve do te ndihen edhe këtu efektet .kemi vene rene qe nuk japin efekt antibiotiket kundër stafilokokut , kalojmë nga 1 te 3″.

Perse konsiderohet beteje e humbur kjo e antibiotikeve me mikroorganizmat ?

“Sepse një antibiotik do 5-10 vjet te prodhohet te miratohet ndërsa mikroorganizmat shtohen me shpejtësi”, u shpreh ajo.

Sipas OBSH rezistenca antimikrobiale po vë në rrezik përfitime e mjekësisë moderne pasi i bën infeksionet më të vështira për tu trajtuar dhe procedura mjekësore si kirurgjia, seksionet cezariane,  kimioterapitë e kancerit shumë më të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat