Analisti Artur Zheji, i ftuar në Top Story dha mendim mbi temën se a do të ndërtohet një ‘shtet brenda shtetit’, ai i Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi, një plani i kryeministrit Edi Rama i bërë publik tri ditë më parë në gazetën amerikane New York Times, ndërsa u rikonfirmua nga Rama në fjalimin e tij të një dite më parë në OKB.
“Një shkretëtirë idesh. Një ide që mund të bëhet diçka më e madhe, ndaj të cilit duhet të qasesh. Vatikani është një shtet që ka mbi 1800 vjet, aty është ngritur sepse është varrosur Shën Pjetri. Aty janë disa vula të njerëzve që kanë themeluar Europën. 25 papë kanë vënë një gur. Kultura e gurit është e madhe. Rama mendon figurativisht, dhe pastaj koncepton viziualitetin”, tha analisti.
Zheji tha se kjo është një ide që ka shumë barriera, një ndër to ‘nevoja për të bërë ndryshime kushtetuese.
I pyetur se a ka kosto politike ky vendim, analisti u shpreh që jo, pasi sipas tij “Rama ka spostuar shënjestrën e debatit, në fund do thotë një shans i humbur, që diçka botërore të jetë në Shqipëri. Do të spostojë vëmendjen”
Zheji gjithashtu thekson se bektashinjtë sipas tij janë popullsia më e moderuar dhe e formuar, ndërsa merr shembull vëllezërit Frashëri.
“Bektashinjtë janë pjesa më e moderuar tradicionalisht dhe më e formuar, si vëllezërit Frashëri, që krijuan Shqipërinë që jemi sot, ata dhe shumë bektashinj të tjerë. Kategoria më radikale pa i fyer është Dum Babë. Rilindasit e vërtetë kanë qenë katolikë, ortodoksë dhe bektashinjtë. Myslimanët janë të fundit”, u shpreh ai.