Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim efektivi, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Shqipëria

Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim efektivi, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 23:39
Ilustrim

Punonjësi i policisë me inicialet R.B. është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat vrasje me dashje e mbetur në tentativë, falsifikim dokumentesh dhe kallëzim i rremë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka dënuar me “arrest me burg”, 34-vjeçarin, efektiv i Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me detyrim paraqitje.

E.D., 46 vjeç i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe F.Z., 37 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal të depozituar nga një shtetas, nga ku rezultoi se në datë 8 mars 2024, gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë, këta punonjës policie kanë ndaluar një automjet dhe gjatë veprimeve policore, në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet.

Në vijim, krahas mos-raportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, ata kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat