SPAK mbylli hetimet/ “Përballja e parë reale me drejtësinë”, Klodiana Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

Shqipëria

SPAK mbylli hetimet/ “Përballja e parë reale me drejtësinë”, Klodiana Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 06:53
Klodiana Lala dhe Sali Berisha

Gazetarja investigative Klodiana Lala, në një emision televiziv, u shpreh se të mërkurën ish-kryeministri Berisha do të ketë përballjen e parë reale me drejtësinë, ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij, ka tre mundësi për çështjen e Berishën që , ose kalon për gjykim, ose rikthehet, ose rrëzohet dhe është një filtër që ai duhet ta kalojë.

SPAK e mori të pandehur dhe, sipas ligjit, i lë 10 ditë afat. Ditën e sotme i është komunikuar përfundimi i hetimeve Fatmir Bektashit, që ishte në SPAK i shoqëruar nga avokati.

Të mërkurën do të jetë zoti Berisha.

Në momentin që komunikohet përfundimi i hetimeve, kanë dhjetë ditë afat për prapësimet dhe dosja shkon në seancë paraprake. Gjykatësi paraprak vendos nësë janë kryer  hetime të plota.

Kjo do të jetë përballja e berishës.

Mjeku Edvin Prifti u hetua 4 vite dhe gjykata e ktheu për hetime plotësuese, për të thënë se nuk ishin sqaruar.

Kjo është beteja e parë reale e zotit Berisha dhe personave të tjerë, me drejtësinë shqiptare. Aty do të kuptohet nëse është akuzë e montuar dhe sulm siç pretendon Berisha, apo dosja ka brum, prova dhe fakte për të kaluar në gjykim themeli.

Ka tre mundësi, ose kalon për gjykim, ose rikthehet, ose rrëzohet. Është një filtër që zoti Berisha duhet të kalojë.

Të mërkurën jodetyrimisht duhet të paraqitet personalisht Berisha, mund të shkojë edhe avokati”-tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat