Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Prokuroria kërkoi kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, Italia kthen mbrapsht letërporosinë! Ja arsyeja

Shqipëria

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Prokuroria kërkoi kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, Italia kthen mbrapsht letërporosinë! Ja arsyeja

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 12:02
3-vjeçarit Brian Spahiu dhe Roland Xhaxho

Italia ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës për kryerjen e ekspertizën mjekoligjore për përcaktimin e shkaktut të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Letërporosia është kthyer mbrasht nga shteti fqinj për mungesë dokumentacioni, pasi organi i akuzës mësohet se ka dërguar vetëm letrat dhe jo mostrat e plota, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Prokuroria e Tiranës muaj më parë ka dërguar letërporosi në Itali, për të kryer një ekspertizë mjekoligjore, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu në një klinikë dentare në Tiranë. Familjarët e 3-vjeçarit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit u bë anestezia, e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë , konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu News24 mëson se prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa të tjerët që kanë qenë kurim nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria e QSUT, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos. Kur 3-vjeçari u shtrua në QSUT e kanë asistuar të paktën 6 mjekë.

Po ashtu, prokuroria ka sekuestruar kartelën te QSUT dhe nuk ka lënë asnjë kopje për familjarët.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Përgjigja që kanë marrë “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare në kryeqytet të mjekut Roland Xhaxho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat