Listat për deputet/ Flamur Noka nis bisedimet me aleatët, zbardhet takimi informal “kokë më kokë” me Ilir Metën

Shqipëria

Listat për deputet/ Flamur Noka nis bisedimet me aleatët, zbardhet takimi informal “kokë më kokë” me Ilir Metën

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:08
Listat për deputet/ Flamur Noka nis bisedimet me aleatët, zbardhet takimi informal “kokë më kokë” me Ilir Metën

Primaret duket se nuk janë i vetmi shqetësim vetëm  i demokratëve ne prag te zgjedhjeve. 

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka nisur takimet i informale me aleatët për ti marrë mendimin për formulën sesi do dilet në betejën e pranverës.

I pari që ka ngjitur shkallët e selisë  dhe ka shkelur në zyrën e Flamur Noka ka qenë  Ilir Meta, i cili e ka bërë publike vendimin e tij për të qenë kandidat ne listën e Tiranës. Por, gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se kreu i Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë një kërkesë specifike ndaj numrit dy te Partisë Demokratike dhe biseda ka qenë parimore, duke ia lënë në dorë aleatit te madh detajet ndërsa ka kërkuar që te gjendet zgjidhja e duhur për bashkëpunimin.

Në kampin opozitar ende  nuk ka një vendim nëse do dilet me një listë apo dy lista te ndara me aleatet, por para se te  arrihet një dakordësi  Flamur Noka po nxiton te marrë mendimin e secilit aleat. Javën e ardhshme takimet e ndara do te vijojnë edhe me republikanin Fatmir Mediu, Agron Duken e  Partisë Agrare, Vangjel Dulen e  PBDNJ-së dhe aleate  te cilët  kane firmosur për te qenë në një front.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat