PS ndryshon përfaqësuesin ligjor në KQZ, zbulohet emri që zëvendëson Eridian Salianjin

Shqipëria

PS ndryshon përfaqësuesin ligjor në KQZ, zbulohet emri që zëvendëson Eridian Salianjin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:19
PS ndryshon përfaqësuesin ligjor në KQZ, zbulohet emri që zëvendëson Eridian Salianjin

Parti Socialiste ka vendosur  të ndryshojë përfaqësuesin e saj ligjor në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel Elda Menga se Eridian Salianji ka vendosur të  largohet pas 15 vite përfaqësim në KQZ.

Por jo nga angazhimi i tij në procesin zgjedhor ne Partinë Socialiste apo betejat që kjo forcë politike do bëjë në Kolegjin Zgjedhor, në kuadër te zgjedhjeve të pranverës.

Emri që pritet të zërë karrigen e Salianjit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është  ish- deputetja Elena Xhina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat