Mjeku Genc Byrazeri ishte sot për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar ku foli për koncesionin e Sterilizimit dhe Check-Up, si dëshmitar.
Gjatë pyetjeve që i drejtoheshin nga anëtarët e Komisionit, Vokshi u ndal te fakti që ai është kushëri i parë më ish-ministrin Ilir Beqaj, duke e pyetur se a përbënte kjo konflikt interesi në kohën kur ai ishte ministër Shëndetësie, dhe ai Byrazeri anëtar i komisionit për dhënien e koncensionit.
“Unë kam pasur ftesa paraprake. Jam konsultuar me kabinetin, i cili më ka bërë të qartë që nuk ka konflikt interesi dhe më ka bindur pasi bazuar në ligjin përkatës, nuk e gjej veten as në konflikt faktit, as të mundshëm dhe as në dukje të interesit.
Në Shëndetësi mua më njihnin, Ilir Beqajn nuk e ka njohur njeri deri në 2013, ministrat në këtë vend i paçim sa malet, janë ardhacakë dhe ikatarë, është mirë që jemi ne, ata vijnë dhe ik”, tha ai.