Votimi nga jashtë, Celibashi: Në mbështetje të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, KQZ vijon punën përgatitore

Shqipëria

Votimi nga jashtë, Celibashi: Në mbështetje të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, KQZ vijon punën përgatitore

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Në KQZ është zhvilluar një takim me përfaqësues të subjekteve që ofrojnë shërbime postare ndërkufitare në kuadër të mundësimit të votimit nga jashtë vendit.

Në “X” ai shkruan se KQZ vijon punën përgatitore për të drejtën e votës për shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, për zgjedhjet e ardhshme.

VOTIMI NGA JASHTË – Zhvilluam sot në @KQZShqiperi një takim informues të nivelit teknik me përfaqësues të subjekteve që ofrojnë shërbime postare ndërkufitare në kuadër të mundësimit të votimit nga jashtë vendit. Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të Kodit Zgjedhor, KQZ vijon punën përgatitore për mundësimin e ushtrimit të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi aspektet teknike të procesit të votimit nga jashtë vendit për modalitetet dhe afatet e dërgimit të fletëve të votimit dhe çdo materiali tjetër zgjedhor nëpërmjet shërbimit postar. Vlerësuam të domosdoshëm dhe të frytshëm këtë takim paraprak në funksion të qartësimit të rregullave që do të rregullojnë këtë proces, veçanërisht me synimin për të siguruar integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat vijuese”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat