Stërvitja e përbashkët mes FA e trupave britanike, Lord Stuart Peach: Në fokus bashkëveprimi rajonal

Shqipëria

Stërvitja e përbashkët mes FA e trupave britanike, Lord Stuart Peach: Në fokus bashkëveprimi rajonal

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:41
Stërvitja

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach ishte i pranishëm në Ditën e Vizitorëve të Shquar, në Stërvitjen e Përbashkët ushtarake mes trupave shqiptare dhe britanike “Austere Wolf – 24”, pjesë e “Corridor VIII Response”.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni, Lordi Stuart Peach tha se si partnerë të NATO-s, fokusi nuk është vetëm në zhvillimet në Ukrainë, por dhe në bashkëveprimin rajonal dhe mbi mënyrën sesi ka evoluar lufta moderne:

“Si partnerë të NATO-s, fokusi ynë nuk është vetëm në zhvillimet në Ukrainë, dhe në bashkëveprimin rajonal, por gjithashtu edhe mbi mënyrën sesi ka evoluar lufta moderne. Me ndihmën e kolegëve të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, xhenierët mbretërorë britanikë kanë dërguar ekipe specialistësh gjatë muajve të fundit, për të studiuar kompleksin nëntokësor të Kukësit, për të testuar aftësitë e tyre gjeodezike dhe ky dislokim theksoi potencialin e sistemit jo vetëm në përdorimin e teknologjisë dhe aparaturave, por edhe mundësinë e zhvillimit të industrisë së turizmit në veri të Shqipërisë.

Rëndësia e tuneleve nëntokësore në luftën moderne u evidentua, kur një pjesë e ekspertëve britanikë u thirrën më herët për të raportuar mbi rrjetin e tuneleve të Hamasit në Gaza, i cili përmendej në lajme gjatë asaj jave. Kjo nxjerr në pah faktin se bashkëpunimi ynë është i larmishëm, ambicioz dhe novator, i cili shkon përtej atyre që mësojmë përgjatë kurseve të karrierës dhe ushtrimeve konvencionale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat