Aksident në Korçë! Makina përplas motorin, një i plagosur

Shqipëria

Aksident në Korçë! Makina përplas motorin, një i plagosur

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit.

Një mjet ka përplasur një motor, ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit.

Mësohet se i lënduari është dërguar drejt spitalit të Korçës, për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat