Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi reagoi të dielën shkurt për idenë e Urdhrit Sovran Bektashi, duke u shprehur se është vetëm për interesin e Kryeministrit Rama, foli me gjatë këtë mbrëmje të martë, nga ballkoni i katit të tij.
“ Tre ditë më parë, në mënyrën më miqësore, e njoftova të respektuarin Baba Mondi, kujdes e ka për veten e tij”, ka thënë Berisha.
Berisha pas tre ditësh, del me një qëndrim kundër, të qartë për Shteti Bektashi, duke theksuar dy argumente kryesore.
“Ky skenar ka vetëm një qëllim, thikë pas shpine, përçarje fetare. Ky skenar është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, ndaj myslimaneve shqiptare, që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti.”
Gjithashtu sipas Berishës: “Ky akt i cili ka synimet më të liga, me antishqiptare, shkelmon parimin e sekualarizimit, e unitarizimit të shtetit shqiptar”.
Bektashianet, thotë Berisha, kanë kontribute në identitetin kombëtar dhe në vlerën e tolerancës fetare dhe një ide e tillë, e një Vatikani bektashi në Tiranë, do të ishte thikë pas shpinë dhe këtij komuniteti.