Mot i paqëndrueshëm këtë të mërkurë, si pritet të jenë temperaturat sot

Shqipëria

Mot i paqëndrueshëm këtë të mërkurë, si pritet të jenë temperaturat sot

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 25°C

në zonat e ulëta 13 deri 28°C

në zonat bregdetare 16 deri 27°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat