Shkrumbohet garazhi i nëndhëshëm me materiale kozmetike në Fier, dyshimet e para

Shqipëria

Shkrumbohet garazhi i nëndhëshëm me materiale kozmetike në Fier, dyshimet e para

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier rreth orës 5 :00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve paraprake garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat